KVKK

Faqet e detyrimeve ligjore

Mbrojtja e të dhënave personale

RREGULLORJA E PËRGJITHSHME E MBROJTJES SË TË DHËNAVE (GDPR)

Të dashur vizitorë,

Dëshirojmë t'ju informojmë sipas detyrimit të sqarimit të specifikuar në Nenin 10 të Ligjit Nr. 6698 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (“Ligji/ LMDHP”) në lidhje me të dhënat personale që mbledhim, transferojmë dhe përpunojmë si kontrollues të dhënash përgjatë vizitës tuaj në (“Faqen e Webit”) www.sutas.com, faqa zyrtare e Sütaş Süt Ürünleri A.Ş. (“SÜTAŞ”).

Në kuadër të rëndësisë tonë në përpunimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me ligjet në fuqi, ne synojmë të sigurojmë transparencë në proceset e përpunimit të të dhënave duke ju informuar se përse dhe si i përpunojmë të dhënat personale, me kë ndajmë të dhënat personale dhe arsyetimet për këto ndarje.

1. ÇFARË JANË TË DHËNAT PERSONALE? KUSH I PËRPUNON TË DHËNAT PERSONALE?

Bazuar në Nenin 3 te Ligjit, të dhëna personale u referohen çfo informacioni që ka lidhje me një person të identifikuar ose të identifikueshëm.  Bazuar në Ligjini, Sütaş, si "Kontrollues i të Dhënave", mund të regjistrojë, ruaj, përditësojë, përpunojë dhe të ndajë e transferojë të dhënat tuaja personale palëve të treta në përputhje me legjislacionin.

2. BAZAT LIGJORE PËR TË MBLEDHUR TË DHËNA PERSONALE

Që Sütaş të kryej aktivitetet e saj komerciale dhe të përmbushë detyrimet që lindin sipas legjislacionit, të dhënat e tua personale mund të përpunohen në të gjitha mediat verbale, të shkruara ose elektronike me miratimin tuaj të shprehur ose në përputhje me masat e mara nga Kushtetuta e Republikës së Turqisë, LPPD, dhe Kodit Penal Turk Nr. 5237.

3. ÇFARË METODASH PËRDORIM PËR TË MBLEDHUR TË DHËNA PERSONALE?

Sipas rregulloreve ligjore të lartëpërmendura, të gjitha të dhënat personale të mbledhura nga Sütaş mund të varjojnë sipas produkteve, shërbimeve, dhe aktiviteteve komerciale, dhe të tilla të dhëna mund të mblidhen në mënyrë automatike ose jo-automatike, në ambjente fizike ose elektronike, ose nëpërmjet faqes së webit, qoftë verbalisht, me shkrim apo elektronikisht.  Të dhënat tuaja personale mund të përpunohen në përputhje miratimin tuaj të shprehur ose me masat e legjislacionit kur ju vizitoni faqen e Webit, kur vini në evente të organizuara nga Sütaş, kur aplikoni për një punë apo bursë, kur plotësoni formularët në faqen e Webit, kur vizitoni ambjentet e Sütaş, dhe kur na kontaktoni nëpërmjet Call Center-it dhe kanaleve të rrjeteve sociale.

Sütaş mbledh, përpunon, ndan me palë të treta, dhe ruan në mënyrë të sigurtë informacionin tuaj të shfletimit në përputhje me qëllimin e parashtruar në këtë tekst sqarues për të mundësuar shërbime më të mira për shfletuesit e faqes së Webit dhe për të përmbushur detyrimet ligjore.

Faqa e Webit përdor cookie. Cooki-t janë skedarë të përbërë më se shumti prej shkronjave dhe numrave, të cilat ruhen në shfletuesin e internetit ose diskun e ngurtë të pajisjes për të dalluar kur pajisja po përdoret.  Cooki-t përdoren për qëllime të tipit mbajtja mend e preferencave tuaja, personalizimin e eksperiencës tuaj, dhe për të analizuar se si futeni në faqen e Webit, përmbajtja të cilën vëzhgoni dhe kohezgjatja e vizitës tuaj. Përdorimi gjithashtu përfshin cookie që ju shmangin bezdinë e futjes së fjalëkalimit sa herë që vizitoni faqen duke ju memorizuar fjalëkalimin dhe duke ju mbajtur të kyçur në faqen e Webit, dhe duke ju mbajtur mend në vizitat e ardhshme.

Cooki-t gjithashtu përdoren për qëllime reklamimi/promocioni për t'ju ofruar përmbajtje dhe produkte të personalizuara. Kur vizitoni faqen e Webit, ju ofron përmbajtje, fushata, dhe produkte të personalizuara duke shmangur shfaqjen e produkteve ose mundësive të cilat keni zgjedhur më parë që mos ti shikoni. Cooki-t gjithashtu mund të përdoren për të aktivizuar "Teknologji Reklamimi" për t'ju ofruar reklama për të cilat mund të jeni të interesuar kur vizitoni motorët e kërikimit, faqen e Webit, Aplikacionin, dhe/ose faqe webi të tjera që përmbajnë reklamën e faqes së Webit tonë. Teknologjia Reklamimit përdor informacion nga vizita të mëparshme të faqes së Webit dhe faqeve të webit/aplikacioneve me reklama për t'ju ofruar reklamim të personalizuar.

Faqa e Webit përdor cookie për seancë dhe cookie që mbeten. Cookie ID për seancë mbaron kur mbyllni shfletuesin. Cooki-t që mbeten, qëndrojnë në diskun tuaj të ngurtë për një kohë të gjatë. Ju mund të largoni cooki-t që mbeten dhe të refuzoni të dyja dhe cooki-t e seancave dhe cookit që mbeten duke ndjekur udhëzimet tek seksioni "Help" i shfletuesit tuaj të internetit ose duke vizituar www.allaboutcookies.org ose www.youronlinechoices.eu. Nëse i refuzoni cooki-t e seancave dhe cookit që mbeten , ju mund të vazhdoni të përdorni faqen e Webit/Aplikacionin, por ju nuk do mund të aksesoni gjithë funksionet e faqes së Webit/Aplikacionit ose aksesi juaj do jetë i limituar

4. QËLLIMET PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE PERSONALE

Sütaş mund të regjistrojë, ruaj, përditësojë, ndajë, transferojë, kategorizojë dhe përpunojë informacjonet tuaja personale me palë të treta në rastet dhe limitet e lejuara nga legjislacioni. Çdo proces i zhvilluar me të dhënat, si përftimi i të dhënave personale, plotësisht ose pjesërisht, në mënyrë automatike ose jo-automatike si pjesë e disa sistemeve regjistruesh të dhënash, dhe regjistrimeve, ruajtjeve, ndryshimit, riorganizimit, ndarjes, transferimit, marrjes në ngarkim, bërit disponueshëm, kategorizimit ose parandalimit të përdorimit të të dhënave personale, konsiderohet "përpunim i të dhënave personale."

Të dhënat tuaja personale përpunohen për qëllimet e mëposhtme:

  • Komfirmimin e identitetit të palës së përpunimit të të dhënave/përpunimin e të dhënave;
  • Ruajtjes së informacionit si adresa, email-i, dhe numri i telefonit për komunikim.
  • Mundësimin e abonimit në buletinin informativ;
  • Organizimin e të dhënave dhe dokumentave që do jenë baza për transaksione elektronike (internet, celular, etj.) ose me letër,
  • Nëse jepni qartësisht miratimin tuaj, t'ju kontaktojmë në lidhje me produktet dhe shërbimet tona, aktivitete marketingu dhe reklamimi; vendosjen e fushatave periodike, reklamim të veçantë, fushata dhe aktivitete të tjera promocionale për profilet e klientëve; zhvillimin e studimeve të "klasifikimit" të klientëve me të dhënat që marim; dhe analizimin e anketave, aplikimeve të tele-shitjeve, nxjerrjen e të dhënave dhe statistikave të tjera,
  • Nëse jepni qartësisht miratimin tuaj, dërgimin e mesazheve uruese për raste të veçanta, Vit I Ri, dhe Festa me mesazh dhe email.
  • Vlerësimin e shëndetshëm të aplikimeve për bursa,
  • Vlerësimin e opinioneve, sugjerimeve, komplimenteve dhe ankesave për produktet dhe shërbimet tona,
  • Vazhdimin e aktiviteteve tona komerciale,
  • Vlerësimin e aplikimeve për punë bërë në faqen tonë të webit, dhe menaxhimin e proceseve të burimeve njerëzore dhe punësimit në rast se jeni kandidat për punësim,
  • Zhvillimin e përpjekjeve të nevojshme për ti mundësuar vizitorëve tanë për të përfituar nga produktet, shërbimet ose aktivitetet komerciale të ofruara nga Sütaş,
  • Komunikimin me furnitorët, prodhuesit dhe transportuesit e produkteve dhe shërbimeve tona,
  • Përmbushjen e detyrimeve tona nga LMDHP, dhe
  • Ushtrimin e të drejtave tona ligjore.

Sütaş merr gjithë masat teknike dhe administrative për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që ju ndani.  Për më tepër, gjatë përpunimit të të dhënave tuaja personale, Sütaş respekton me përpikmëri parimet e mëposhtme: i) pajtueshmërinë me ligjin dhe rregullat e mirëbesimit; ii) saktësinë dhe, kur është e nevojshme, mbajtjen e të dhënave të përditësuara; iii) përpunimi për qëllime specifike, të qarta dhe legjitime; iv) përpunimi që është i rëndësishëm, i kufizuar dhe proporcional me qëllimet për të cilat përpunohen të dhënat; v) ruajtjen e të dhënave për kohëzgjatjen e parashikuar nga legjislacioni përkatës ose për periudhën e nevojshme për qëllimet për të cilat ato përpunohen.

5. QËLLIMET E TRANSFERIMIT TË TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE

Për të kryer aktivitetet e lartpërpërmendura, Sütaş mund të ndajë të dhënat personale që përpunon me partnerët e tyre të biznesit (kompanitë që ne marrim mbështetje për dërgimin e mesazheve elektronike komerciale me tekst, email, etj.), institucionet dhe organizatat publike, platformat e mediave sociale, persona reale dhe persona juridikë me banim në Turqi dhe jashtë vendit me marrëdhënie tregtare me Sütaş, Sütaş Group Companies (Yılmaz Holding A.Ş. dhe/ose filialet e saj, filialet vendase dhe të huaja, sipërmarrjet e përbashkëta dhe të gjitha degët dhe zyrat e tyre) dhe platformat dixhitale. Të dhënat tuaja personale gjithashtu mund të ndahen me institucionet gjygjësore dhe administrative kur është e nevojshme. Ne gjithashtu dëshirojmë të theksojmë se të dhënat tuaja personale nuk ndahen me palë të treta në asnjë lloj rrethane.

6. TË DREJTAT TUAJA QË RJEDHIN NGA LIGJI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Në bazë të nenit 11 të LMDHP-së, si subjekt i të dhënave, ju keni të drejtë: të mësoni nëse të dhënat tuaja personale po përpunohen, të kërkoni informacion nëse të dhënat tuaja personale janë përpunuar, të mësoni qëllimet e përpunimit të të dhënave tuaja personale dhe nëse këto qëllime po respektohen, identifikoni palët e treta vendase dhe të huaja që marrin të dhënat tuaja personale, kërkoni korrigjimin e të dhënave tuaja personale nëse përpunohen gabimisht, kërkoni fshirjen ose shkatërrimin e të dhënave personale në rast se arsyet e përpunimit të të dhënat personale nuk janë më të rëndësishme, kërkoni që palët e treta që marrin të dhënat personale të njoftohen për çdo korrigjim ose fshirje, kundërshtoni një rezultat që është në dëmin tuaj si rezultat i analizës së të dhënave të përpunuara ekskluzivisht përmes sistemeve të automatizuara dhe kërkoni kompensim për dëmshpërblim në rast se pëson ndonjë dëm për shkak të përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale.

7. USHTRIMI I TË DREJTAVE TUAJA

Si subjekt i të dhënave, ju mund të na njoftoni për kërkesat tuaja në lidhje me të drejtat tuaja sipas LMDHP me "Sütaş Süt Ürünleri A.Ş. Formular Aplikimi.". Sütaş do përfundojë kërkesën tuaj falas brenda 30 (Tridhjetë) ditëve. Gjithsesi, në rast se Autoriteti i Mbrojtjes së të Dhënave Personale imponon një tarifë, ju mund t'ju faturohet tarifa e specifikuar në tarifën e vendosur nga Sütaş.

ID e Kontrolluesit të të Dhënave:

Titulli: Sütaş Süt Ürünleri A.Ş.

Adresa: Dudullu Organize Sanayi Bölgesi, 1. Cadde, No.: 21/1 Ümraniye/Istanbul

Faqa  webit     : www.sutas.com

Mersis Nr.: 0788002213600018

Telefon: 444 4 788

Email   : kvkk@sutas.com.tr