E themeluar në vitin 2012, Balkan Dairy Maqedoni është një degë e Sutaş; marka kryesore në Turqi në industrinë e qumështit për 8 vite me rradhë, duke u renditur e 56-ta në ‘500 Sipërmarjet Industriale Më të mira në Turqi- 2013’ sipas Dhomës së Industrisë në Stamboll (ICI).

Në 39 vite eksperitizë, dedikim dhe volum biznesi prej (750 m €), 45,0 m MKD), Sütaş siguron punësim të drejtpërdrejtë për 4,000 njërëz dhe jo drejtpërdrejtë për qindra mijëra njerëz në Turqi nëpërmjet modelit të tij të biznesit "Nga bari në tryezë’’.

E vendosur në një sipërfaqe toke prej 24,149 m² në Shkup, Balkan Dairy aktualisht ka kapacitet vjetor të përpunimit të qumështit prej 70 milion litrash, me një pritshmëri arritje prej 175 milion. Me njohuritë e Sutas, teknologjinë dhe inovacionin më të fundit, Balkan Dairy prodhon produkte 100% natyrale dhe me cilësi të lartë, duke përdorur qumështin më cilësor që ofron natyra e mrekullueshme e Maqedonisë.

Pas synimeve, vizionit dhe misionit të Sütaş ka një skuadër plotësisht të përkushtuar. Numri i punonjësve në Balkan Dairy është rritur me 45% që nga Mars 2013.

Aktualisht, në punishtet e Sütaş duke përfshirë Turqinë dhe Maqedoninë, kapaciteti prodhues ka arritur 3 milion litra në ditë.

Në dhjetor 2013, Sütaş ka filluar shpërndarjen në Kosovë dhe për vitin 2014 planifikon gjithashtu të fillojë shpërndarjen në tregun Shqipëtar.